Rreth nesh

Mateo Dizajn është themeluar në vitin 2007 si një kompani e cila filloi të merret me përpunimin e materialeve të ndryshme.

Aktiviteti kryesorë i kompanisë është përpunimi i 3D modeleve në CNC makinë.

CNC Makina moderne përmban shumicën e karakteristikave të makinave të dorës. Dallimi kryesorë i cili e bën CNC makinën më të përkryer për dallim nga makinat tjera është sistemi i sofistikuar si dhe të dhënat numerike ose koordinatat në bazë të cilave kjo makinë punon në mënyrë të pavarur dhe e kurdisur nga më parë, në bazë të modelit kompjuterik.

Mateo Dizajn, me makinën e lartpërmendur bën përpunimin e suksesshëm të gdhendjeve të cekëta dhe të thella të shumë materialeve.

Me mermer dhe granit i kemi përpunuar shtyllat monumentale të Gjykatës Kushtetuese, Ndërtesën rrumbullake të dashurisë e cila gjendet në Sheshin Maqedonia, kemi bërë përpunimin e disa formave të bustit të Filipit të Dytë në lagjen Avtokomandë, shatërvanit Olimpia, përpunimin e një pjese të projektit Krynegritja e Karposhit, përpunim të shatërvanit Filipi i Dytë si dhe përpunim formash të disa projekteve private (shtëpi, banesa).

Me dru, kompania Mateo Dizajn ka përpunuar disa gdhendje për nevojat e kishës “Uspesite na Presveta Bogorodica” si dhe për shumë objekte private.

Kompania Mateo Dizajn, përveç përpunimeve të mermerit, drurit dhe qelqit, bën përpunimin edhe të gdhendjeve të disa materialeve më të lehta si stiropori, gipsi dhe poliuterani.

Përveç këtyre aktiviteteve kryesore, kompania ynë merret edhe me elemente dekorative, si përpunim të pjesëve të fasadave. Mateo Dizajn ka përpunuar edhe fasadën dekorative të ndërtesës së re të Agjencisë për Komunikim Elektronik, dekorimin e fasadës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe momentalisht është para mbarimit të dekorimit të fasadës së ndërtesës së re të Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

Mateo Dizajn, përveç këtyre dy aktiviteteve kryesore merret edhe me importim të Magnum plakave, të cilat përdoren për izolim të sistemeve të fasadave të cilat i përpunon Mateo, por njëherit të njëjtat janë edhe në dispozicion në shumicë dhe pakicë.

MaTeo Dizajn gjithashtu është importues i programit komplet të produkteve të COMPAC nga Valencia e Spanjës, kompani kjo e cila përpunon pllaka dhe borde nga mermeri dhe graniti artificial. Kjo kompani Spanjolle është e specializuar në aspekt të prodhimit të bordeve të fasadave nga mermeri dhe graniti.

mateo logo
MK EN AL
mateo facebook mateo twitter mateo linkedin mateo instagram